Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney e ka pranuar se Liverpool e meriton titullin, por duhet të zhvillohen ndeshjet e mbetura.
Pandemia e koronavirusi ka bërë që të gjitha ndeshjet në ligat më të mëdha evropiane të suspendohen, transmeton portali arbresh.info.
Anglezi për Times ka thënë se “Reds” do e fitojnë titullin sepse kanë punuar shumë, mirëpo ndeshjet duhet të vazhdojnë të zhvillohen.

“Liverpool do ta fitojë Premierë Ligën. Kanë qenë fantastik. Kanë punuar shumë. E meritojnë titullin”.
“A mund ta imagjinoni të presin 30 vite dhe pastaj të ndalohet kështu? Vendimi i duhur është bërë”.
“Gjëja e duhur është të vazhdojmë sezonin 2019-20 edhe nëse do të thotë të humbim sezonin e ardhshëm”, theksoi Rooney.
Kujtojmë që muajin e kaluar Rooney u përball me United në FA Cup, ndeshje në të cilën skuadra e tij, Derby humbi./arbresh.info.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...