Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo nuk pritet të rikthehet në aksion në ndeshjen e së mërkurës për Kupë të Mbretit kundër Leganes.
Në seancën e fundit stërvitore para ndeshjes kundër Leganes, Cristiano Ronaldo është paraqitur me sy të zi dhe të ënjtur, transmeton portali arbresh.info.
32-vjeçari u lëndua derisa po shënonte golin e dytë personal kundër Deportivo la Corunas dhe janë dashur tre penj për të ndalur rrjedhjen e gjakut nga plaga e marrë.

Si rezultat i kësaj, portugezi nuk do të luaj kundër Leganes, megjithëse kjo nuk mund ta ndaloj atë për të luajtur kundër Valencias në Estadio Mestalla.
Në fakt, pushimi i tij në këtë ndeshje ishte në plan, por duke marrë parasysh gjendjen e tij sigurisht që trajneri Zinedine Zidane nuk do të rrezikoj./arbresh.info/
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...