Cristiano Ronaldo mendohet se do ta luajë edhe sezonin 2019/20 me Juventusin dhe pastaj të largohet nga klubi italian.
Fituesi pesë herë i Topit të Artë mund të kërkojë të shkurtojë qëndrimin e tij në Itali pak pasi vuajti zhgënjimin e eliminimit nga çerekfinalja e Ligës së Kampionëve.
Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, sezoni i ardhshëm i yllit portugez në Juventus mund të jetë i fundit i tij me fanellën bardhezi.
Sulmuesi portugez mendohet të jetë jashtëzakonisht i zhgënjyer me eliminimin nga Ajaxi dhe kjo ka shkaktuar atë që të mendojë sërish qëndrimin e tij në Torino.
Megjithatë, Ronaldo ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2022 me gjigantët e Serie A , por ka zëra se nëse Juventusi nuk fiton Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, ai do të kërkojë largimin nga italianët. /Telegrafi/
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...