Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka paralajmëruar se superylli Cristiano Ronaldo nuk i garanton atyre titullin në Serie A.
33-vjeçari iu bashkua atyre nga Real Madridit për një tarifë rekorde prej 100 milionë euro muajin e kaluar dhe pritet të debutoj nesër në kampionatin italian kundër Chievos, transmeton portali arbresh.info.
“Ndeshja e parë është një risi. Është vërtetë interesante të shoh se si luajnë skuadrat me të vërtetë”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp.
“Ronaldo ka fituar pesë herë Topin e Artë, ai është stërvitur që dhjetë ditë dhe ju mund ta shihni që është një lojtar ndryshe. Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm. Ai është një motivues i rëndësishëm për të gjithë lojtarët e tjerë”
“Ne nuk duhet të mendojmë që me Ronaldon ne do të fitojmë gjithsesi. Ai i sjellë vlerë ekstra skuadrës sonë”
“Në letra, ne jemi skuadra më e fortë në Serie A, por kjo nuk është e mjaftueshme”
Allegri ka konfirmuar se Ronaldo dhe Cancelo do të debutojnë të dy të shtunën./arbresh.info/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale