Sulmuesi portugez i Al Nassr, Cristiano Ronaldo ka thënë se nuk mendon pensionimin aktualisht, pasi sipas tij ai po jep ende për ekipin dhe kombëtaren.
Gjatë të martës, Ronaldo pranoi çmimin “Globo Prestigio”, një nderim special që jepet në ceremoninë “Portugal Football Globes”, ku shpërblehen futbollistët, trajnerët dhe klubet më të mirë portugezë çdo vit.
Ky çmim nuk është vetëm për performancën sportive, por për karrierën, imazhin, ndikimin dhe kontributin në futbollin portugez dhe botëror.
Pra, Ronaldo u nderua për gjithë kontributin e tij në futboll dhe për faktin që, edhe në moshë 40-vjeçare, vazhdon të luajë në nivel të lartë — një lloj çmimi nderi për madhështi dhe qëndrueshmëri, kështu që sulmuesi nuk mendon të pensionohet.
“Dua të vazhdoj të luaj edhe për disa vite të tjera, jo shumë… Duhet të jem i sinqertë”, ka thënë fillimisht Ronaldo.
“Unë ende po prodhoj gjëra të mira, duke ndihmuar klubin tim dhe ekipin kombëtar. Pse të mos vazhdoj?”.
“Jam i sigurt se kur të dal në pension, do të largohem i përmbushur sepse dhashë gjithçka”, përfundoi sulmuesi portugez.
CNN: Forcat amerikane tërhiqen nga Iraku
Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë
Vodhi kabllo elektrike nga një kompani dhe i shiti, arrestoh...
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Sot dorëzohen dosjet për...
“E mbuluar’ nga dëbora/ Rama ndan pamjet me dron nga Dardha:...
Shkon në 39 numri i të vdekurve pas përplasjes së trenave në...