Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri beson se nënshkrimi me Cristiano Ronaldon nga Real Madridi do t’i ndihmoj atyre të rrisin standardet në klub.
“Zonja e Vjetër” ka fituar shtatë herë radhazi titullin në Serie A dhe ka arritur dy herë në finale të Ligës së Kampionëve gjatë katër sezoneve të fundit, por vazhdimisht dështon në fazat evropiane, transmeton portali arbresh.info.
“Arritja e Cristiano Ronaldos i ndihmon të gjithë që të përmirësohen, është një rritje në kualitet”, citohet të ketë thënë Allegri ‘Cadena Cope’.
“Ai është një profesionist i shkëlqyer dhe arritja e tij është pozitive për të gjithë klubin”
Ronaldo ka fituar pesë tituj në Ligë të Kampionëve gjatë karrierës së tij, përfshirë tre trofe radhazi dhe katër nga pesë vitet e kaluara./arbresh.info/
Arrestohet një i ri në Ferizaj, konfiskohet armë zjarri edhe...
Rasti “Banjska”- Dëshmitari nga Shkupi thotë se dëgjoi të sh...
Howard: Pulisic mund të bëhet Salah ose De Bruyne i radhës n...
Dua Lipa uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Presidenti i Senegalit uron Pavarësinë e Kosovës
Avokati i Jakup Krasniqit në fjalën përfundimtare: Jemi të s...