Dita e sotme nuk është aspak e lehtë për Cristiano Ronaldon.
Ai është paraqitur në Gjykatën e Lartë në Pozuelo, për shkak të akuzave për evazion fiskal.
Ronaldo nuk ka dalë para gazetarëve, duke iu shmangur atyre për të hyrë me veturë në parkingun e ndërtesës, përcjellë “Lajmi.net”.
Interesimi i mediave është i jashtëzakonshëm.
Mediat spanjolle i kanë kushtuar rëndësi të madhe këtij procesi.

