Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se nuk po e mendon pensionimin dhe e ka bërë objektiv që të bëhet lojtari i parë në histori që shënon 1 mijë gola në karrierë.
Ylli portugez e fitoi çmimin “Lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme” gatë “Globe Soccer Awards”, ku ndër të tjera konfirmoi se nuk po e mendon pensionimin.
“Është vështirë për mua që të vazhdoj të luaj, por pasioni mbetet shumë i lartë për mua. Jam ende shumë i motivuar… për këtë arsye edhe po luaj”.
“Gjithmonë dua të luaj futboll, të fitoj trofe, të shënoj gola. Dua të vazhdoj tutje”.
“Ju e dini cili është synimi im. Dua të fitoj më shumë trofe dhe të arrij numrin që të gjithë e dini”.
“Do ta arrij atë numër sigurisht… nëse nuk kam lëndime, inshallah”, deklaroi ai.
Ronaldo pritet të merr ftesë edhe nga Portugalia për Kupën e Botës 2026, trofeu i vetëm që pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk e ka shijuar.
KRU ‘Prishtina’: Shembjen e dheut e shkaktuan punimet në ter...
“Fadil Vokrri” “i pathyeshëm” nga shtatori i vitit 2024 – A ...
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...