Cristiano Ronaldo i ka sugjeruar Juventusit që Jose Mourinho të jetë trajneri i ri, pas largimit të Massimiliano Allegrit.
Dy portugezët kishin raporte të mira në kohën kur ishin te Real Madridi, ndërsa mediat në Itali raportojnë se ata mund të ribashkohen në Torino.
Allegri ka vetëm edhe një ndeshje te Juventusi, andaj do të largohet pas pesë titujve radhazi, por që dështoi dy herë që ta fitonte Ligën e Kampionëve.
La Gazetta dello Sport raporton se Cristiano Ronaldo e dëshiron transferimin e Special One si zëvendësues të trajnerit italian, e që një gjë e tillë mund të ndodhë shumë lehtë.
Portugezi aktualisht është i papunë, gjersa u shkarkua në fund të vitit të kaluar nga Manchester United, shkaku i rezultateve të dobëta dhe mosmarrëveshjeve me lojtarët.
Portugezi e njeh shumë mirë Serie A, pasi në të kaluarën kishte drejtuar Interin, duke arritur ta fitonte edhe tripletën./Telegrafi
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...