Cristiano Ronaldo besohet se ka vendosur të ndërpresë grevën e tij te Al-Nassr, pasi klubi thuhet se ka pranuar disa nga kërkesat e tij, raporton media portugeze.
Portugezi 41-vjeçar kishte munguar në dy ndeshje radhazi për skuadrën e tij në Riad, pavarësisht pagës së tij marramendëse prej 448,000 paundësh në javë.
Ronaldo thuhet se ishte i pakënaqur me mungesën e veprimeve dhe ambicies së klubit në merkato, sidomos pasi rivalët e tij në ligë, Al-Hilal, që po ashtu mbështeten nga Fondi Publik i Investimeve i Arabisë Saudite (PIF), transferuan ish-shokun e tij të Real Madridit, Karim Benzema, nga Al-Ittihad.
Sipas gazetës portugeze A Bola, Al-Nassr ka rikthyer disa kompetenca për drejtorët Jose Semedo dhe Simao Coutinho, të cilëve më parë u ishte kufizuar mundësia për të marrë vendime gjatë merkatos së janarit.
Semedo, i emëruar drejtor ekzekutiv i klubit në korrik, është mik i afërt i Ronaldos, ndërsa Coutinho, drejtor sportiv, u emërua gjithashtu gjatë verës.
Ronaldo thuhet se ishte i zemëruar edhe për trajtimin e pabarabartë brenda klubit, duke u ankuar për vonesa në pagat e stafit.
Al-Nassr raportohet se ka kryer pagesat e prapambetura për të bindur portierin të rikthehet në fushë.
Ylli portugez do të përgatitet për rikthimin e tij në ndeshje jo në përballjen e AFC Cup ndaj Arkadag nga Turkmenistani, por në rifillimin e Saudi Pro League këtë të shtunë ndaj Al-Fateh.
Ronaldo ishte duke stërvitur që nga e premta gjatë grevës së tij, por vendosi të mos luante ndaj Al-Ittihad. Megjithatë, Al-Nassr fitoi 2-0 në atë ndeshje dhe kishte fituar 1-0 ndaj Al-Riyadh të hënën e mëparshme pa të.
Shkaku i zemërimit të Ronaldos transferimi i Benzemas te Al-Hilal – mund të jetë përshkallëzuar edhe nga fakti që francezi shënoi dy gola në debutimin e tij për klubin e ri.
Ronaldo nuk ishte i kënaqur me qasjen e Al-Nassr në merkato, pasi skuadra solli vetëm një mesfushor të ri gjatë këtij dimri./Arbresh.info
Nis takimi i kryeparlamentarit në detyrë me përfaqësuesit e ...
Mbrojtja e Thaçit nesër i thotë fjalët përfundimtare në Hagë
Vengu: Prokuroria e Hagës, përpjekje për të barazuar çlirimt...
Rubio në Konferencën e Munihut, ku merr pjesë edhe Kosova
Rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
Çekia gati ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën moshën...