Trajneri i Portugalisë Fernando Santos ka bërë të ditur se Cristiano Ronaldo është ende pjesë e Kombëtares së Portugalisë.
Sulmuesi për herë të fundit ka luajtur me kombëtaren në Kupën e Botës në Rusi, por trajneri thotë se ai ende është pjesë kyçe e skuadrës.
“Nuk ka dyshim. Nëse ende dyshoni, nuk di çfarë t’iu them” ka thënë Santos në konferencën për shtyp, kur është pyetur nëse Ronaldo është ende pjesë e rëndësishme e skuadrës, transmeton lajmi.net.
CR7 është lideri i Portugalisë sa i përket golave të shënuar ( në të gjitha kohërat), me 85 gola në 154 paraqitje (gjithashtu lider).
Me barazimin e mbrëmshëm ndaj Italisë, Portugalia ka siguruar kalimin në fazën tjetër të garave, duke u bërë kështu kombëtarja e parë që arrin në “play-off “ të Ligës së Kombeve.
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqje
Almir Kryeziu “Ylli i Javës” në Superligën e Kos...
J’von McCorrmick, MVP i javës në Superligën e Kosovës
Haxhiu takon Ambasadorin e Sllovenisë, flasin për shkëmbimin...
Gjykata i bën thirrje për dorëzim serbit të akuzuar për krim...
Protestojnë punëtorët e “Prishtina Parking”, paralajmërohet ...