Ronaldinho është duke u mbajtur në polici, pasi ka përdoruar pasaportë të falsifikuar për të hyrë në shtetin e Paraguajit.
Legjenda e Barcelonës dhe Brailit që fitoi çmimin e lojtarit më të mirë në botë nga FIFA në vitin 2004 dhe 2005, dje se bashku me të vëllain, Roberto Assis u ndaluan nga policia e Paraguajit.

Pasaportat e dy vëllezërve u gjetën të falsifikuar nga punojësit e hotelit, sepse ishin nacionalitet të Paraguajit, transmeton portali arbresh.info.

“Nuk janë të ndaluar, janë thjesht nën hetime gjyqësore dhe duhet të testohen”
“Pastaj do të shohim nëse do të ndalon ose jo”, tha ministri i brendshëm i Paraguajit, Euclides Acevedo për ESPN Brasil.
Dy vëllezërit insistojnë se janë të pafajshëm dhe pasaportat i kanë marrë nga Wilmondes Sousa Lira, një biznismen 45-vjeçar nga Brasili./arbresh.info.
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...