
Philippe Coutinho
Ronaldinho është duke mbështetur transferimin e yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinhos, te Barcelona.
Ambasadori i Barcelonës thotë se stili i lojës së Coutinhos i përshtatet shumë sistemit të Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.
“Do të isha shumë i lumtur të shoh një lojtar aq të talentuar duke veshur fanellën që unë kam veshur për shumë vite”, ka thënë Ronaldinho.
“Besoj që mënyra se si ai luan i përshtatet shumë Barcelonës dhe do të isha shumë i kënaqur për të parë një lojtar aq të talentuar duke veshur fanellën”
“Më pëlqen mënyra që Coutinho luan dhe lloji i futbollit që ai ofron. Këto lloj kualitete shpresoj t’i ndihmojnë Brazilit për të fituar Kampionatin e ardhshëm Botëror”
Coutinho, i cili ka shënuar katër gola brenda pesë ndeshjeve të fundit, ishte subjekt i tri ofertave verore të dështuara nga Barcelona./arbresh.info/
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër
Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iran...