Roma e ka shkatërruar Brightonin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Europa League duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-0.
Pas 13 minutash lojë, Giallorossët kaluan në epërsi me super golin e Paulo Dybalas, ndërsa edhe më magjik ishte asistimi i Lenadro Paredes.
Për 2-0 u përkujdes Romelu Lukaku, që realizoi në minutën e 43-të.
Gianluca Mancini, realizoi për 3-0 në minutën e 64-të.
Pas vetëm katër minutash, Roma ia doli të shënonte edhe golin e katërt me anë të Bryan Cristante.
Roma është me një këmbë në çerekfinale, teksa ndeshje e kthimit luhet javën tjetër në Angli./Arbresh.info/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...