Juventus kishte bërë ofertën e parë për sulmuesin Nicolo Zaniolo, por oferta është refuzuar nga Roma, të cilët do pranojnë vetëm 60 milionë euro ‘cash’.
Sipas Tuttosport, drejtori sportiv i “Bianconerëve”, Fabio Paratici ka propozuar shkëmbim të lojtarëve për ta sjellë Zaniolo-n në Torino, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Roma do e shesë lojtarin vetëm nëse ofrohen 60 milionë euro.

Thuhet se Juventus i kishte dhënë mundësi zgjedhje mes katër lojtarëve, si Rolando Mandraora, Daniele Rugani, Federico Bernardeschi dhe Cristian Romero.
Por, Roma nuk i ka pranuar dhe do pranojë vetëm para, të cilat do t’iu ndihmojnë të largohen nga kriza e koronavirusit.
Pritet të shihet nëse Juventus-i do arrij ta realizojë transferimin e Zaniolo-s gjatë verës./arbresh.info.
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...