AS Roma ka përforcuar pozitën e dytë në Serie A në ndeshjen e si mysafirë të zhvilluar ndaj Chievos.
Skuadra e Luciano Spalletit ka shënuar fitore me rezultat 3 me 5 në takimin e xhiros së 37 në Serie A të zhvilluar si mysafir në stadiumin ‘Marc Antonio Bentegodi’, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët kaluan në epërsi të parët pas golit nga Lucas Castros më minutën e 15′, por Roma u përgjigj menjëherë përmes Stephan El Shaarawyt. Skuadra e Rolando Maranit riktheu sërish epërsinë përmes Roberto Ingelses në minutën e 37′ para se Mohamed Salah të barazonte shifrat vetëm tre minuta pa përfunduar pjesa e parë.
Gjatë pjesës së dytë, Roma shënoi tri gola të njëpasnjëshme përmes Stephan El Shaarawy (58′), Mohamed Salah (77′) dhe Edin Dzeko (83′), por goli nga Roberto Inglese i Chievos shënoi sërish në minutën e 88′ duke ngushtuar rezultatin në 3 me 5.
Edhe pse kanë dështuar për të fituar ndonjë trofe këtë edicion, përfundimi në pozitën e dytë në tabelë i siguron Romas kualifikimin automatik në UEFA Ligë të Kampionëve.
Chievo qëndron në pozitën e 13 në tabelë me vetëm 43 pikë, por ende larg nga zona e dëbimit./arbresh.info
https://streamable.com/6z7u3
Publikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK’së, MB fton...
Kurti dhe McGurk flasin për rëndësinë e avancimit të reforma...
Lutfi Haziri: Presidenti ri kalon kah zyrat e LDK-së
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant
Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...