Real Betisi dhe Roma kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për Evropa Ligë.
Betisi dhe Roma ja ndarë baras 1:1 në kuadër të grupeve për Evropa Ligë.
Me romakët që gabuan sërish në garat evropiane.
Në avantazh fillimisht kaluan vendasit, pasi shënuan në minutën e 34` me Sergio Canales.
Roma pak minuta pa përfunduar pjesa e parë barazuan rezultatin me anë te Andrea Belotti, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Kështu pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të Betisit.
Në pjesën e dytë Roma kërkonin golin e barazimit.
Po rridhte minuta e 53` kur Andrea Belotti shënoi dhe barazoi shifrat.
Raste të tjera më pas u krijuan, por rrjetat nuk u tundën.
Kështu me këtë barazim Roma ka katër pikë në vendin e tretë, kurse Betisi ka gjithsej 10 në vendin e parë
Dëmtohen varrezat në Obiliq, policia nis hetimet
Arrestohet një shtetas i huaj për vjedhje të rëndë në Prisht...
Ylli i harruar i Juventusit rikthehet në stërvitje pas 550 d...
7 vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tu...
Moti sot me diell në Shqipëri