Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbërritur në Washington, duke nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kështu bën të ditur AAK përmes një njoftimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.
Ai është i ftuar në Lutjet e Mëngjesit “National Prayer Breakfast” dhe do të marrë pjesë në aktivitete zyrtare, si dhe do të zhvillojë takime me liderë politikë nga mbarë bota.
Gjatë qëndrimit të tij, Haradinaj do të zhvillojë takime në Kongresin Amerikan dhe institucione të tjera në Washington, do të mbajë një fjalim në Capitol Hill dhe do të diskutojë për partneritetin strategjik, forcimin e marrëdhënieve bilaterale të Kosovës me SHBA-të, sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin transatlantik, me theks në anëtarësimin e Kosovës në NATO./Arbresh.info
Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së ...
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin
Gjesti sjell foto krah avokatit të tij: Gjithmonë falënderue...
Një qytetar në Shtime dorëzon vullnetarisht një armë zjarri