Një lajm i pabesueshëm vjen nga Arabia Saudite, dhe rolin kryesor e luan portugezi, Cristiano Ronaldo. Konkretisht, CR7 ka vendosur të mos luajë për Al Nass në ndeshjen e nesërme kundër Al-Riyadh.
Është një derbi kundër një rivali të qytetit, por Ronaldo u ka thënë qartë drejtuesve të klubit se nuk do të jetë pjesë e ndeshjes së nesërme.
Sipas gazetës portugeze “A Bola”, Cristiano Ronaldo është i pakënaqur me mënyrën se si po drejtohet Al Nassr.
Pakënaqësia e tij drejtohet drejtpërdrejti ndaj Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite. Sipas A Bola, Ronaldo është i zhgënjyer me mënyrën se si PIF e trajton Al Nassr në lidhje me rivalët e tjerë në ligë.
Sigurisht, PIF menaxhon klubet e tjera nga fondi, por sipas Ronaldos, ato janë në një pozicion më të mirë se klubi për të cilin ai luan.
Edhe Fabrizio Romano konfirmoi se Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në ndeshjen e nesërme.
Përveç kësa, Romano deklaroi qartë se mungesa e tij nuk kishte të bënte fare me ndonjë dëmtim, por nuk donte të jepte më shumë detaje.
Është e qartë se të gjithë janë të shokuar nga vendimi i Ronaldos, por mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i Al Nassr.
Disa ditë më parë, Karim Benzema bëri një gjë të ngjashme dhe refuzoi të luante për Al Ittihad.
Ai ishte i pakënaqur me ofertën për të vazhduar bashkëpunimin dhe vendosi të hynte në grevë. /Telegrafi/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026