Vetëm disa orë pasi mesfushori anglez ndjeu një dhimbje të fortë në Bernabeu gjatë ndeshjes kundër Rayo Vallecanos dhe u detyrua të largohej nga fusha, Real Madridi ka konfirmuar shkallën e lëndimit të tij.
Jude Bellingham ka pësuar një lëndim në muskulin e këmbës së majtë gjatë ndeshjes së së dielës.
Kjo do të thotë se lojtari do të mungojë rreth një muaj, duke humbur ndeshjet e ardhshme të Real Madridit në kampionat, si dhe përballjen në Ligën e Kampionëve ndaj Benficas.
Ai do ta humbasë me siguri ndeshjen e parë, ndërsa paraqitja në takimin e dytë konsiderohet shumë e pamundur.
Ishte minuta e nëntë e ndeshjes kur lojtari britanik nuk arriti ta përfundonte një sprint. Ai u kap pas kofshës, sinjalizoi për zëvendësim dhe u largua menjëherë nga loja, duke ia lënë vendin Brahim Diazit.
Situata te Reali veçse po bëhet më e ndërlikuar shkaku se madrilenët do të jenë edhe pa yjet si Raul Asencio e Rodrygo, që u ndëshkuan me karton të kuq në ndeshjen e fundit të fazës së ligës.
Pamje nga ndodhi vrasja në Podujevë
Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në rrezik për jetë
Tragjedia në Podujevë: Një i vrarë dhe dy të plagosura
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektim të gjuh...
Bilanci paraprak i dhunës në protestë, 4 efektivë policie të...
Prokuroria konfirmon vrasjen e një personi në Majac të Poduj...