Roma është fituesi i miqësores së luksit zhvilluar në “Air Albania” ndaj Partizanit.
Italianët triumfuan me shifrat e ngushta 2-1, në një sfidë që përpos spektaklit dhuroi emocione dhe episode interesante.
El Sharawy dhe Belotti shënuan për verdhekuqtë, teksa Partizani reagoi me sulmuesin e momentit, Tedi Cara.
Por përpos lojës në fushën e lojës, një moment interesant mbërriti nga Jose Mourinho.
Pak minuta para fundit, Preka i Partizani pëson një dëmtim dhe Zekiç kishte kryer të gjithë zëvendësimet.
Për këtë shkak ai la fushën dhe Partizanin me 10 lojtarë, diçka që solli reagimin e Mourinho.
Ai largoi nga fusha Aouar, për t’i lejuar skuadrat të luajnë me 10 futbollistë.
Humbje që gjithsesi vlen për Partizanin në prag të duelit të kthimit në Conference League ndaj Valmeira.
Kujtojmë që sfida e parë është fituar nga të kuqtë në Letoni me shifrat 2-1./tvklan.al/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...