Sandro Tonali është njëri nga mesfushorët më të talentuar italian.
Talenti italian ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme këtë edicion me skuadrën e Brescias në Serie B.
Kjo ka bërë që pas tij të vihen shumë skuadra të mëdha evropiane.
Tonali llogaritet si Andrea Pirlo i ri dhe për këtë ekipet e mëdha janë të gatshme të shpenzojnë.
Por duket se më së afërmi lojtarit është skuadra nga kryeqyteti italian Roma.
Roma ka dërguar ofertë zyrtare në drejtim të Brescias prej 20 milionë eurove.
Përveç shumës prej 20 milionëve, Roma është gati t’ia jap Brescias edhe talentin Andrea Marcucci për ta rrëmbyer Tonalin.
18-vjeçari preferon kalimin te Roma pasi i janë premtuar edhe hapësira në formacion.
Ndërkohë për lojtarin vazhdojnë të mbesin në garë edhe Arsenal, Liverpool, Chelsea, Inter, Milan, Napoli dhe Juventus.
Grabitja e argjendarisë në Kamëz, arrestohet autori 22-vjeça...
Raportimet për shkarkimin e ambasadorit Denion Meidani, flas...
Numër rekord: 274 alpinistë ngjiten në Everest për një ditë ...
Kosova rrezikon humbje fondesh nga Plani i Rritjes
Mbi 18 mijë maturantë i nënshtrohen testit më 20 qershor
Mbledhja komemorative për Gashin, Osmani: S’do të largohet k...