Tottenham dhe Roma kanë ndarë pikët në ndeshjet e rrethit të pestë në Ligën e Evropës.
Kjo ndeshje ka përfunduar baras 2-2, shkruan Arbresh.info.
Gjithçka nisi më mirë për “Gjelat”, kur Son realizoi në minutën e pestë nga penalltia.
Mirëpo, Roma gjeti formën dhe u rikthye me Ndicka që realizoi golin e barazimit kur kaluan 20 minuta lojë.
Dy minuta më pas romakët shënuan edhe njëherë me anë të El Shaaraëyt, por goli u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.
Anglezët kthyen sërish epërsinë në minutën e 34-të me golin e Johnsonit.
Një tjetër gol iu anulua Romës në pjesën e dytë, realizator ishte Artem Dovbyk por pozicioni jashtë loje ia mohoi shënimin.
Roma kërkonte me ngulm barazimin dhe këtë e gjeti tek në minutën e parë shtesë me golin e qendërmbrojtësit, Mats Hummels.
Forma jo e mirë e Romës vazhdon ku në pesë ndeshjet e fundit kanë tri humbje e dy barazime.
Ndërkohë në Ligën e Evropës radhiten në vendin e 21-të me gjashtë pike, ndërsa Tottenhami ka 10 sosh dhe renditei i 9-ti./Arbresh.info
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...