Roma thuhet se është ende duke kërkuar të sjellë Maurizio Sarrin në Itali si trajner të tyre pavarësisht se së fundmi kanë emëruar në detyrë Claudio Ranierin.
Sarri aktualisht është favorit për të qenë trajneri i ardhshëm në Premierë Ligë që humb detyrën e tij pas një sezoni zhgënjyes te Chelsea, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Roma është një klub shumë admirues i 60-vjeçarit për punën e tij në Serie A te Napoli dhe thuhet se do të reagojë për të siguruar shërbimet e tij nëse ai largohet nga Stamford Bridge.
Ranieri mori detyrën te Roma dy javë më parë pasi ata shkarkuan Eusebio Di Francescon, por kontrata e tij është afatshkurtër.
The Evening Standard raporton se Roma është ende duke monitoruar situatën e Sarrit te Chelsea, të cilit iu bashkua verën e kaluar dhe që ishte detyra e tij e parë menaxheriale jashtë Italisë.
Sarri ka pasur rezultate të dobëta në detyrë te “Blutë”, përfshirë disfatën 6 me 0 kundër Manchester Cityt, gjë që i vështirëson atyre përfundimin në top katërshe./arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...