Andrea Belotti do të largohet përfundimisht në verë nga Torino.
Sulmuesi italian prej kohësh po kërkohet nga skuadrat e mëdha, por që Torino hezitonte ta shiste atë.
26-vjeçari është që pesë vite pjesë e ‘Demave’ dhe ka kërkuar largimin në verë për tu transferuar tek ndonjë skuadër më e madhe.
Roma dhe Napoli janë dy skuadrat e mëdha italiane që po duan transferimin e lojtarit në verë.

Edhe pse klauzola e tij e largimit është 100 milionë, te Torino e dinë mirë se kjo shumë nuk do të paguhet.
Klubi torinez po kërkon nga skuadrat e interesuara për kapitenin e saj që së paku të paguajnë 40 milionë euro.
Reprezentuesi italian këtë edicion ka shënuar 15 gola në 31 takimet e zhvilluara mes kampionatit dhe kupës. /telegrafi
FFK uron Bajramin: Kjo festë e sakrificës, të na afrojë më s...
LDK uron Kurban Bajramin: Qoftë kjo festë ditë gëzimi, mirëk...
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në Buleva...
Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Le të udhëhiqemi çdo di...
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë