Trajneri i Romës, Paulo Fonseca e ka konfirmuar se dëshiron që dy lojtarët, Chris Smalling dhe Henrikh Mkhitaryan të kompletojnë transferimin.
Smalling ka bërë 26 paraqitje në të gjitha garat për “Romakët” dhe javën e kaluar zbuloi se dëshiron të qëndron te gjiganti italian, transmeton portali arbresh.info.
Fonseca në një intervistë për Sky Sports tha se dëshiron që anglezi të qëndrojë te Roma, por nuk e di nëse është mundësi për shkak të situatës me “Djajtë e Kuq”.

“Chris është njëri i mirë dhe profesionist. Adaptimi në ligën italiane ishte shumë i lehtë. Është djalë që të gjithë e duan”.
“Do të doja që Chris të qëndrojë. Nuk e di nëse është mundësi për shkak të situatës me United, por do të doja shumë që të qëndrojë sepse është shumë i rëndësishëm”.
Ndërsa për Mkihtaryan që është huazuar nga Arsenal, Fonseca gjithashtu tha se dëshiron ta mbajë në skuadër.

“Kishte disa lëndime, por është rikthyer është duke zbuluar kualitetin. Është lojtar me vendime të mirë dhe do të doja që ta mbaja në skuadër”, deklaroi ai.
Mkhitaryan këtë sezon për Romën ka shënuar pesë gola në 12 paraqitje në kampionatin italian./arbresh.info.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...