Roma arrin marrëveshje me Leverkusen-in për Schick

17:25 | 31 Gusht 2020

Sulmuesi Patrick Schick do vazhdojë aventurën në Bundesligë, derisa Roma ka arritur marrëveshje me Bayer Leverkusen-in.

Schick pas një sezoni huazim te RB Leipzig, lojtari u rikthye të Roma, mirëpo përsëri do kaloi në Bundesligë, këtë herë të Leverkusen-i, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Sky Italia, Leverkusen do paguajë 27 milionë euro për lojtarin plus një përqindje nëse e shet të ndonjë skuadër tjetër në të ardhmen.

Schick edicionin e kaluar shënoi 10 gola në 22 ndeshje, derisa i ndihmoi skuadrës të jenë deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ai të Leverkusen do jetë zëvendësuesi i Kai Havertz, i cili së shpejti do zyrtarizohet të Chelsea./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara