AS Roma është eliminuar në Ligë të Kampionëve nga Liverpooli.
Gjiganti anglez siguroi një vend në finale të kompeticionit më të madh evropian duke fituar me rezultat të përgjithshëm 6 me 7 kundër skuadrës në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Rezultati 4 me 2 në favor të AS Romas mbrëmjen e sotme (e mërkurë) nuk ishte i mjaftueshëm për t’i siguruar vazhdimin tutje djelmoshave të Eusebio Di Francescos.
Sulmuesi Sadio Mane, i cili realizoi golin e parë të ndeshjes në Olimpcio pas asistimit nga Firmino në minutën e 9′, është lojtari me notën më të lartë të këtij takimi (8.1).
Te skuadra e AS Romas me notë të lartë janë vlerësuar Edin Dzeko (7.7), Kostas Monolas (7.7) dhe Radja Nainggolan që realizoi dy gola (7.9).
Lojtari me notën më të dobët është portieri i Liverpoolit, Loris Karius (5.7)./arbresh.info/

Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...