Pasi u përfol gjatë për një largim të mundshëm gjatë verës, sulmuesi brazilian Rodrygo vendosi të qëndrojë te Real Madridi.
Megjithëse ka pasur më pak minuta këtë sezon, lojtari ka folur së fundmi për situatën e tij te “los blancos”.
“E di që nuk po luaj shumë. Nuk kam çfarë të bëj më shumë për këtë çështje, vendos trajneri. Unë thjesht punoj fort në çdo seancë stërvitore”, u shpreh Rodrygo.
Sipas mediave braziliane, një klub i njohur po synon t’i japë Rodrygos më shumë hapësirë loje, bëhet fjalë për Arsenalin.
“Topçinjtë” po e ndjekin nga afër situatën e tij te Real Madridi.
Thuhet se skuadra londineze është e gatshme të ofrojë rreth 60 milionë euro për ta transferuar atë në “Emirates”, me një lëvizje të mundshme që pritet të ndodhë në merkaton e janarit./Arbresh.info
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...