Real Madrid është vënë në kërkim të një mesfushori, për sezonin e ardhshëm.
Një nga emrat e përfolur shumë këto kohë është edhe ai i mesfushorit të Manchester City, Rodrit.
Megjithatë, “Defensa Central” ka raportuar sot një lajm vërtet të bujshëm, sipas të cilit Florentino Perez ka dalë kundër idesë së transferimit të Rodrit.
Arsyeja nuk janë paratë, por Perez ka frikë për diçka tjetër. Presidenti madrilen ka hequr dorë nga Rodri për shkak të gjendjes fizike të mesfushorit spanjoll, i cili vitin e kaluar pësoi një dëmtim të rëndë dhe qëndroi gjatë jashtë fushës.
Po, ashtu edhe ditën e djeshme ndaj Brentford, Rodri la fushën e lojës i dëmtuar dhe do të rikthehet pas dy-tre javësh për shkak të një dëmtimi muskulor.
Duke parë gjendjen fizike të lojtarit, që nuk është më ajo e dikurshmja, Perez ka hequr dorë nga ideja e transferimit të Rodri-t. Drejtuesit madrilenë po shqyrtojnë alternativa të tjera.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...