Manchester City po shqyrton mundësinë për të transferuar sulmuesin brazilian të Real Madridit, Rodrygo, pas disa largimeve të pritshme nga skuadra, raporton Fabrizio Romano.
Jack Grealish pritet të largohet, ndërsa edhe James McAtee dhe Savinho mund të jenë në listën e shitjeve, shkruan Arbresh.info.
Rodrygo shihet si “ëndrra” e trajnerit Pep Guardiola, i cili është një admirues i madh i tij. Real Madridi do ta lejonte largimin e lojtarit nëse vetë ai do të kërkonte të largohej, megjithëse aktualisht braziliani është i lumtur në “Santiago Bernabéu” dhe e ka të vështirë të thotë lamtumirë.
Për kartonin e tij, “Los Blancos” do të kërkonin një shumë rreth 100 milionë euro.
Kujtojmë se më parë i interesuar për transferimin e Rodrygos ishte edhe Liverpooli./Arbresh.info
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës
Gjendet i vdekur një burrë në Ulpianë të Prishtinës
Organizatori i protestës në Shkup, Ademi: Lejoni të hyjnë në...
E kryer, Jose Mourinho rikthehet në Madrid
Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos: OBS...
Studentët nga Shqipëria bllokohen në kufi, nuk u lejohet të ...