Robert Lewandowski është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Polonisë pasi gjeti dy herë portën në pjesën e parë të ndeshjes kundër Armenisë sonte (e enjte).
Lewandowski shënoi golin e 48-të dhe 49-të në karrierën e tij duke tejkaluar rekordin prej 48 golave nga Wlodzimierz Lubanski, i cili luajti për Poloninë nga viti 1963 deri në vitin 1980, transmeton portali arbresh.info.

29-vjeçari arriti këtë rekord në paraqitjen e tij në 90-të për Poloninë, ndërsa Lubanski shënoi atë numër golash brenda 75 ndeshjeve.
Numri i golave nga Lewandowski gjatë kualifikimeve për Kampionatin Botëror tani arrin në 14, nivel i njëjtë me Cristiano Ronaldon e Portugalisë.
Sulmuesi i Bayern Munichut shënoi golin e parë në ndeshjen ndaj Armenisë nga gjuajta e lirë në minutën e 18′ para se të realizonte sërish shtatë minuta më vonë pas asistimit nga Kamil Grosicki./arbresh.info/
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...
Ekipi i Artemis II afër Hënës, arrin distancë rekord të flut...
Kurti: Do përpiqem për takim me Hamzën, PDK kërkoi që t’i be...
Me flamuj kuq e zi, studentët shqiptarë protestojnë në Maqed...
Kurti: Me Abdixhikun patëm takim konstruktiv e dashamirës, ë...