Nga Grupi E në Kampionatin Botëror, Zvicra dhe Brazili janë dy skuadrat që kanë arritur të vazhdojnë tutje.
Pas barazimit befasues 1 me 1 të siguruar kundër Brazilit, fitores tronditëse 1 me 2 kundër Serbisë falë golave nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri dhe barazimit 2 me 2 kundër Costa Ricas mbrëmjen e sotme (e mërkurë), Zvicra e shqiptarëve ka siguruar një vend në raundin e ardhshëm të turneut madhështor në Rusi, shkruan portali arbresh.info.Edhe pse ndau pikët me rivalin e xhiros së tretë në kuadër të grupeve, Zvicra arriti të vazhdojë tutje në 1/16-ën e Kampionatit Botëror “Rusia 2018” me katër pikë në pozitën e dytë.
Nga ana tjetër, Brazili mposhti Serbinë sonte me rezultat 2 me 0 dhe siguroi fitore edhe kundër Costa Ricas me të njëjtën rezultat për të vazhduar shpresat e tyre në trofeun e gjashtë botëror.Skuadra nga Amerika e Jugut do të përballen me Meksikën në raundin tjetër dhe ndeshja do të zhvillohet duke filluar nga ora 16:00 më 2 korrik.
Zvicra do të përballet me Suedinë në raundin tjetër dhe takimi zhvillohet duke filluar nga ora 16:00 një ditë më vonë./arbresh.info/
Punëtorët e KEK-ut do të marrin 400 euro bonus
Guerot: Bllokimi i Kuvendit po e dëmton Kosovën
Grealish kërkohet nga kampioni i Italisë
Dyshohet se qëlloi me armë zjarri në ajër, shpallet në kërki...
Irani takohet me diplomatë evropianë për bisedime të reja bë...
Aktakuzë kundër tre persona për vrasje të rëndë në tentativë...