Barcelona arriti të arkëtojë tri pikët e radhës mbrëmë në transfertë ndaj Granadas. Katalunasit shënuan fitore bindëse prej 0:4. Messi dhe Griezmann ndihmuan ekipin me nga dy gola.
Viti 2021 ka nisur mbarë për ekipin e Ronald Koeman, që tash numëron tri fitore në tri ndeshjet e luajtura këtë vit.
Paraprakisht mposhtën Athletic Bilbaon 2:3 dhe Huescan 0:1. Të trija ndeshjet, Barcelona i luajti si mysafir.
Përveç kësaj, tifozët e klubit i gëzon fakti që Messi ka gjetur rrugën e golit. Argjentinasi tani ka realizuar 4 gola në dy ndeshjet e fundit, kurse ka marrë lidershipin në listën e golashënuesve në La Liga me 11 gola gjithsej.
Paraqitjet e Barcelonës po tregojnë shenja pozitive, pas një starti të dobët të sezonit.
Në tetë ndeshjet e fundit në La Liga, Barcelona ka shënuar 6 fitore dhe dy barazime dhe momentalisht gjenden në vendin e tretë në tabelë me 34 pikë, tri më pak se Real Madridi dhe katër më pak se Atletico Madrid, i cili ka edhe tri ndeshje më pak të luajtura./Arbresh.info/
Enrique paralajmëron para ndeshjes me Chelsean: Motivimi i t...
Ndalohen dy persona në Mitrovicë të Veriut, nën dyshim për d...
Tifozët e Galatasarayt i kushtojnë koreografi Osimhenit, nig...
KFOR dhe personeli mjekësor në Obiliq, me trajnim për shpëti...
Mbrojtësi i Barçës me shqetësime muskulore, në dyshim për nd...
Dogana me operacion në pesë lokacione në rajonin e Prishtinë...