Marash Kumbulla ka lënë pas dëmtimin e rëndë që pësoi në pranverë të këtij viti ndaj Milanit dhe ka rinisur stërvitjen me grupin te skuadra e Romës. Mbrojtësi shqiptar i verdhekuqve po shton ngarkesën gradualisht, teksa rikthimin në fushë është shumë pranë për të.
Detajet i ka dhënë vetë trajneri i Romës, Jose Mourinho, në prag të ndeshjes ndaj Fiorentinës, duke dhënë edhe datën e rikthimit në fushë të mbrojtësit shqiptar.
“Kumbulla ka lënë pas dëmtimin dhe po stërvitet rregullisht me skuadrën. Nuk e rrezikuam ndaj Fiorentinës, pasi vjen nga një ndërprerje e gjatë dhe duam të rikuperohet sa më mirë. Besoj se mund të luajë 10-15 minuta ndaj Napolit, nëse do ta kemi të nevojshme, megjithatë në sfidën pasardhëse ndaj Juventusit do të ketë patjetër hapësira”, u shpreh Mourinho.
Roma do të presë Napolin mbrëmjen e 23 dhjetorit në “Olimpico” dhe më pas një javë më vonë do të luajë ndaj Juventusit në transfertë, në sfidën e fundit të vitit./ss
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...