Derbi mes Besiktas dhe Fenerbahçes, i vlefshëm për javën e 11-të të Superligës turke, ashtu siç dhe pritej ka dhuruar emocione dhe spektakël nga fillimi në fund. Feneri e fitoi derbin me rezultat 3-2, pas një rikthimi sensacional.
Besiktas e nisi shumë mirë takimin, duke gjetur avantazhin që në minutën e 5-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe krosimit të Cerny për El Bilal Toure, ky i fundit dërgon me kokë topin në rrjetë.
Në minutën e 21-të, Emirhan Topcu dyfishon shifrat për Besiktas, pas një kombinimi të bukur me Toure.
Kur gjërat dukeshin perfekte për Besiktas, ndodh ajo që më së paku pritej. Në minutën e 25-të, Orkan Kocku lë Besiktas me 10 lojtarë, pasi u ndëshkua direkt me karton të kuq për ndërhyrje të rrezikshme ndaj Edson Alvarez.
Por, arbitri nuk mjaftohet me kaq, ndëshkon me karton të kuq edhe trajnerin e Besiktas, Sergen Yalcin, për protesta ndaj vendimit të mëparshëm.
Në minutën e 31-të, Yuksek ngushton shifrat për Fenerbahçen pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe një rrëmuje në zonë.
Në minutat shtesë të pjesës së parë, Marco Asensio barazon shifrat me një gol të bukur, pas asistit të marrë nga Nene. Pjesa e parë mbyllet në barazim 2-2.
Në minutën e 58-të, futet në fushë Milot Rashica, por pa arritur dot të gjejë golin apo të asistojë.
Befasia e madhe ndodhi në minutat e fundit, ku Jhon Duran shënoi golin e tretë për Fenerbahçe. Sulmuesi kolumbian përfitoi nga një largim i gabuar i topit i Topcu dhe dërgon topin në rrjetë. Shifrat përfundimtare, 2-3 për Fenerbahce.
Pas kësaj fitoreje, Fenerbahce e drejtuar nga Domenico Tedesco mban vendin e dytë në renditje me 25 pikë, 4 pikë më pak se Galatasaray i vendit të parë.
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...