Rikthim i madh i Juventusit – Romës i ikën fitorja në sekondat e fundit

22:46 | 1 Mars 2026
D.H

Roma dhe Juventus kanë ndarë pikët në derbin e javës së 27-të në Serie A, pas një sfidë të zjarrtë.

Wesley Franca hapi serinë e golave në minutën e 39-të për t’i dhënë epërsinë Romës, shkruan Arbresh.info.

Me të nisur pjesa e dytë, Conceicao barazoi rezultatin në 1-1. Pastaj kryeqytetasit patën fytyrë tjetër.

Ndicka riktheu rezultatin në minutën e 54-të. Teksa, Malen e shënoi golin e tretë për Romën në minutën e 65-të për 3-1.

Shtatë minuta më vonë në ndeshje u inkuadrua Edon Zhegrova, i cili ishte protagonist në dy golat e Juves.

Në minutën e 78-të, pas një harkimi të tij në zonë u gjend më së mirë në zonë, Boga i cili pas një goditje të bukur realizoi për 3-2.

Ndërkohë në minutën e tretë shtesë, Edon Zhegrova harkoi sërish dhe pas një tollovie më së mirë në zonë u gjet Gatti i cili realizoi për 3-3.

Pas këtij barazimi Roma është e katërta me 51 pikë, kurse Juventusi është i gjashti me 47 sosh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme