HNK Rijeka është shpallur kampione e Kroacisë, pas një dite dramatike në mbyllje të sezonit 2024/25, duke siguruar titullin e kampionit me një fitore 2-0 në shtëpi ndaj Slaven Belupo.
Ky është vetëm titulli i dytë kampion në historinë e klubit, pas suksesit të parë në vitin 2017. Fitorja shënon gjithashtu fundin e dominimit të gjatë të Dinamos, që kishte fituar 18 nga 19 kampionatet e fundit.
Për herë të parë pas 20 vitesh, titulli i kampionit në Kroaci u vendos në javën e fundit të sezonit – dhe për herë të katërt në histori, tre klube kishin ende shanse për të fituar titullin në xhiron e fundit: Rijeka, Dinamo Zagreb dhe Hajduk Split.
Dinamo e bëri detyrën e vet, duke mposhtur 1-0 Varaždinin dhe barazuar me pikë Rijekën në renditje. Por Rijeka kishte epërsi në ndeshjet direkte, çka rezultoi vendimtare në garën për titull.
Hajduk Split mposhti 1-0 Šibenikun, por përfundoi në vendin e tretë.
Pas 36 xhirosh, Rijeka pati 65 pikë aq sa pati edhe Dinamo Zagreb, kurse Hajduk Split dy më pak./Arbresh.info
Burime amerikane: ShBA mund të nis një sulm kundër Iranit të...
Abdixhiku pas votëbesimit: U bëj thirrje të gjithëve të kthe...
Dorëhiqet Lajçaku pasi i dalin muhabetet me Epsteinin
Abdixhiku i mbijeton votëbesimit
Deklarimi për dorëheqjen e Abdixhikut, përfundon procesi i v...
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...