Lionel Messi i dha një përqafim të fortë Ronaldinhos para ndeshjes së Paris Saint-Germainit kundër RB Leipzig të martën në Ligën e Kampionëve.
Messi dhe Ronaldinho u takuan në stadiumin Parc des Princes në Paris për pak çaste, kur argjentinasi po ngrohej para takimit kundër ekipit gjerman.
Ishte një përqafim shumë emocional mes tyre dhe Messi u duk tejet i lumtur që e takoi ish-bashkëlojtarin dhe mësuesin e vet te Barcelona.
Ronaldinho, ish-lojtar i PSG-së, ishte në tribunën e stadiumit të Parisit për ta parë Messin duke shënuar dy gola në fitoren e vështirë 3:2 të PSG-së kundër Leipzig.
Messi e kishte shënuar golin e parë profesional në karrierë pikërisht pasi ishte shërbyer nga Ronaldinho më 2005, para se të luante për tri vite e gjysmë me brazilianin në Camp Nou. /GE/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK