Pas humbjes ndaj Celta Vigos, që e ka lënë Real Madridin katër pikë prapa Barcelonës, vetëm një muaj pasi madrilenët kishin pesë pikë epërsi – drejtuesit e klubit u mblodhën në një takim urgjent për të analizuar krizën që ka goditur ekipin në pesë javët e fundit.
Kriza, tashmë e plotë, është bërë e dukshme, me Barcelonën që ka përmbysur situatën në kampionat dhe po jep sinjale shumë më të mira në lojë se sa Reali.
Pjesa më e rëndësishme e mbledhjes ishte e përqendruar te situata e ndërlikuar sportive e ekipit, i cili ka vetëm tre fitore në shtatë ndeshjet e fundit. Diskutimet u fokusuan te Xabi Alonso dhe marrëdhënia e tij me një pjesë të rëndësishme të dhomës së zhveshjes. Mungesa e harmonisë mes trajnerit bask dhe disa prej lojtarëve kyç, e cila u bë e dukshme në situata si zëvendësimi i Viniciusit në “El Clásico”, po i shqetëson seriozisht drejtuesit e klubit.
Në klub e kanë caktuar ndeshjen e së mërkurës kundër Manchester Cityt si datën e fundit për reagimin e ekipit dhe të trajnerit. Shumë gjëra do të varen nga rezultati dhe sidomos nga imazhi që do të japë skuadra në atë takim — duke filluar nga e ardhmja e vetë Xabi Alonso, raporton Marca.
Si zakonisht, trajneri mbetet hallka më e dobët në momentet e krizës, edhe pse nga analizat e brendshme nuk kanë dalë të paprekur as disa futbollistë të rëndësishëm të skuadrës.
Real Madridi e nisi sezonin mirë nën drejtimin e Alonsos, por gjithçka nisi të bëhej më keq pas “El Clasiscos”, kur Vinicius Junior u zëvndësua nga loja. Protestat dhe zemërimi i tij bëri që gjithçka të ndërroj në ambientet madrilene për shumë pak kohë./Arbresh.info
Sulmi i Iranit ndaj Turqisë-Rama: Shqipëria e dënon me forcë...
Liverpool merr një ‘goditje’ para ndeshjes me Ga...
Kushtetuesja vendos masë të përkohshme ndaj dekretit të Osma...
Tre persona dënohen me burgim efektiv për vjedhje të rëndë
Tebas kundërshton Xavin për rikthimin e Messit te Barcelona:...
Baton Zabërgja i jashtëzakonshëm, realizon gol në ndeshjen e...