Rezultat historik për Shqipërinë midis Serbisë – Alban Beqiri gjysmëfinalist në Kampionatin Botëror të boksit

22:37 | 2 Nëntor 2021

Boksieri shqiptar Alban Beqiri ka bërë një tjetër paraqitje fenomenale në Kampionatin Botëror të Boksit që po mbahet në Serbi.

Ai ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale.

Në ndeshjet e mbyllur para pak minutash, Beqiri mposhti në çerekfinale jordanezin Zejad Eashash në duelin e peshave 67-71 kg.

Me një boksim të shkëlqyer dhe me një teknikë të jashtëzakonshme si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, Beqiri triumfoi me rezultatin 4-1.

Tashmë minimalisht boksieri kuqezi ka siguruar medaljen e bronzit, që është një rezultat historik për Shqipërinë.

Kjo ishte fitorja e katërt e Alban Beqirit në Botërorin që po mbahet në Beograd, e ku boksierët e Kosovës nuk u lejuan të marrin pjesë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara