Rey Manaj do të largohet nga Barcelona dhe sipas të gjitha gjasave e ardhmja e tij do të jetë në Portugali.
Sulmuesi shqiptar, pjesë e Barcelonës B, pritet t’i bashkohet ekipit të Famalicãos sezonin e ardhshëm. Klubi portugez, sipas medieve luzitane, ka arritur marrëveshjen me Barcelonën për huazimin e sulmuesit 24-vjeçar shqiptar.
Në fund të sezonit, në fakt, Famalicao do të ketë opsionin e blerjes së kartonit të futbollistit i cili shkëlqeu me Barcelonën B sezonin e kaluar.
Rey Manaj luajti në 22 ndeshje dhe shënoi 14 gola duke e rritur vlerën e tij në treg. /Gazeta Express/
BE-ja nis parafinancim 61.8 milionë euro për Kosovën në kuad...
Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Kampionatit Evrop...
Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë – i s...
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...