Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i ka uruar suksese futbollistëve shqiptarë në ndeshjet kualifikuese në kuadër të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.
Kombëtarja shqiptare takohet në Palermo me Italinë, ndërsa Përfaqësuesja e Kosovës pret në Shkodër Islandën, shkruan portali arbresh.info.
“Sonte dy ekipet e futbollit të shqiptarëve do të zbresin në fushën e blertë. Kombëtarja e shqiptarëve në Itali dhe përfaqësuesja e Kosovës në Shkodër. Presim lojëra të mira dhe suksese. I urojmë shqiptarëve lojë të mira dhe fitore në Palermo dhe në Shkodër”, shkruan Selimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook./arbresh.info

Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë