Pas humbjes ndaj Zvicrës me rezultat 4-0, Kosova ka arritur të shënoj fitore me rezultat 2-0 në ndeshjen ndaj Suedisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Botëror.
Golat i realizuan Elvis Rexhbeçaj dhe Vedat Muriqi, shkruan Arbresh.info.
Ditën e sotme, ka reaguar edhe futbollisti i Augsburgut, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku edhe ka pasur një fjali për të gjithë ata që kritikuan pas ndeshjes me Zvicrën.
“Mbrëmë triumfuam! Fitoret si ajo e mbrëmshme janë më shumë se një rezultat – janë shpirt, zemër e gjak për këtë vend. Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve. Kosova gjithmonë ngrihet dhe lufton për fitore!”
“Fitojmë bashkë, humbim bashkë, gjithmonë një zemër, një ekip”, ka shkruar Elvis Rexhbeçaj.
Ndeshjen e ardhshme, Kosova e luan ndaj Sllovenisë me 10 tetor në “Fadil Vokrri”./Arbresh.info
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...