Rexha: S’largohem nga Drita, synojmë të njëjtin sukses edhe sezonin tjetër

13:07 | 28 Korrik 2020

Ylli i FC Dritës, Kastriot Rexha ka konfirmuar se edhe në edicionin e ardhshëm do mbetet te kampioni i Kosovës dhe nuk është duke e menduar largimin.

Rexha ishte ndër lojtarët kyç këtë sezon, fal të cilëve skuadra nga Gjilani fitoi titullin e Superligës së Kosovës.

Ai në një intervistë për arbresh.info, tha se ky titull ishte mjaftë i vështirë të fitohet, shkaku që ishin katër skuadra që ‘luftuan’ deri në fund.

“Këtë vit deri në momentet e fundit kanë qenë katër skuadra të cilat kanë luftuar për titull duke marrë parasysh se ishte Prishtina deri në momentet e fundit, mendoj se ka qenë vështirë duke marrë parasysh se këto skuadra kanë investuar, por skuadra jonë ishte me cilësore dhe me meritë është shpallur kampion”, u shpreh fillimisht ai.

Tutje, Rexha theksoi se synimi kryesor është që edhe sezonin e ardhshëm të provojnë përsëri suksesin.

“Kam edhe një vit kontratë me skuadrën e Dritës, por synimet janë që edhe vitin e ardhshëm të provojmë këtë sukses që e kemi pasur këtë edicion”, vazhdoi Rexha.

I pyetur nëse është skuadra e gatshme për Ligën e Kampionëve, Rexha tha se janë të ngarkuar shkaku që kanë luajtur dy ose tri herë brenda javës.

“Jemi ngarkuar në ndeshjet e fundit, duke marrë parasysh se kemi dy apo tri herë në javë, brenda një jave dhe është ngarkesë, por kemi edhe dy javë kohë të përgatitemi dhe shpresoj të kalojmë këtë mini turnir”, deklaroi tutje sulmuesi për arbresh.info.

Në fund, sulmuesi konfirmoi se nuk largohet dhe synon të vazhdojë me Dritën edhe për vitet e tjera, pavarësisht që kontrata i skadon në vitin e ardhshëm.

“Jo për momentin nuk kemi asnjë synim të largimit, apo ndryshim të ambientit, jam i kënaqur këtu shpresoj edhe të vazhdojë edhe më gjatë se kontrata e cila me skadon në fund të edicionit të ardhshëm”, shtoi Rexha.

Rexha këtë edicion e mbylli me 13 gola, duke u renditur pas Arb Manaj dhe Blend Baftiut./E.Bytyqi /arbresh.info.

Për më shumë kjo është intervista e plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara