Marco Reus do të qëndrojë në Borussia Dortmund edhe edicionin e ardhshëm.
33 vjeçari që ka rënë dakord të qëndrojë me “milionerët” deri në fund të sezonit 2023-24 është shprehur ka thënë se këtë edicion dëshiiron titullin me Dortmundin, ndërsa edicionin e ri do që të mbrojë atë.
“Unë ende dua të bëj më të mirën për klubin me të cilin kam kaluar më shumë se gjysmën e jetës sime. Nuk ka ende asgjë më të mirë për mua se sa të shënoj gola para tifozëve më të mirë në botë në stadiumin më të bukur në botë. Kjo është arsyeja pse jam i lumtur që kam zgjatur kontratën time edhe për një vit, sepse gjithmonë kam thënë se nuk ka asnjë klub tjetër për të cilin do të preferoja të luaja para Borussia Dortmundit”, është shprehur ai.
Kur kanë mbetur edhe pesë xhiro në Bundesligë, Dortmundi kryeson me një pikë më shumë se Bayern Munich.
Mbi 3,200 persona lirohen pas amnistisë në Venezuelë
Të paktën 73 persona u vranë në përpjekje për ta kapur “El M...
Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Prishtinë
Dialogu Kosovë–Serbi, Vuçiq takohet sot me Sorensen
Katër super përballje sonte në Ligën e Kampionëve – sy...
Kurti pret sot në takim ministren e Shqipërisë, Elisa Spirop...