Drita dhe Gjilani kanë vazhduar me fitore dhe në javën e 26-të, duke zënë aktualisht pozitat një dhe dy.
Drita mori një fitore të lehtë ndaj Vushtrrisë në “Ferki Aliu”, duke triumfuar me rezultat 4-0. Me këtë fitore Drita është e para me 55 pikë, katër më shumë se ndjekësi më i afërt Gjilani.
Në anën tjetër Gjilani fitoi ndaj Dukagjinit me rezultat 3-1.
Prishtina dhe Ballkani do të luajnë nesër dhe mund të këtë ndryshime në renditje.

Në ndeshjen për mbijetesë Flamurtari ka arritur të marr një pikë të madhe si mysafir të rivali direkt Trepça ’89, pasi ndeshja u mbyll 1-1.
Flamurtari aktualisht ka 33 pikë, ndërsa Trepça ’89 me 28 pikë mbetet në pozitën e nëntë që dërgon në Ligën e Parë. /Telegrafi/

Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...