Treshja sulmuese e Liverpoolit, Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Diogo Jota janë renditur si më të mirët e Ligës Premier në një listë të re të formuluar së fundmi.
Reds fituan titullin e tyre të parë në Ligën Premier në versionin e ri sezonin e kaluar dhe kjo erdhi me braziliani Roberto Firmino në sulm.
Por, renditja e re nga faqja FourFourTwo ka parë që Firmino të zëvendësohet nga nënshkrimi i verës Diogo Jota, i cila ka shënuar nëntë gola që nga ardhja e tij nga Wolves në verë.

Treshja sulmuese e Tottenham Hotspur renditet në vendin e dytë dhe Manchester City janë në të tretin.
Manchester United vendoset jashtë pesë më të mirëve, pasi Chelsea dhe Everton janë renditur në vendin e katërt dhe të pestin respektivisht.
Sulmuesit e Arsenalit janë renditur vetëm në vendin e dhjetë, ndërsa më poshtë keni listën me treshet më të mira sulmuese në Ligën Premier.



Prokuroria për rastin në Malishevë: Viktimat u dërguan pa sh...
Familjarja për tragjedinë në Malishevë: Fëmijët i gjeta pa s...
Infantino e rikonfirmon pjesëmarrjen e Iranit në Botëror
Zjarr në një puntori në Ferizaj, lëndohet një person
Messi blen klubin spanjoll UE Cornellà
IPK arreston në flagrancë një polic: Pranoi 2 mijë euro në l...