Cristiano Ronaldo mori një tjetër top në shtëpi vikendin e kaluar kur sulmuesi i Real Madridit shënoi katër herë në fitoren 6 me 3 ndaj Gironas.
Në fakt, ky ishte hat-tricku i 34-të i tij në kompeticionin në ligë, shifër të cilën nuk e ka arritur asnjë lojtar në top ligat evropiane, transmeton portali arbresh.info. Me 32 hat-trick, Gerd Muller ishte sulmuesi portugez më i afërt, por Ronaldo tani ka kaluar para tij këtë sezon duke u bërë lojtari që ka shënuar më së shumti nga tri gola brenda një ndeshje.

Ndërkohë, Lionel Messi ka shënuar 28 hat-trick në La Liga gjatë karrierës së tij.
Në rast se shikojmë jashtë Spanjës dhe jashtë Gjermanisë, ku Muller mban ende rekordin, Alan Shearer është lojtari me më së shumti hat-tricks në Premierë Ligë – gjithsej 11.
Giuseppe Meazza udhëheq në Itali me 15, Mario Jardel me 12 ka mposhtur çdo lojtarë tjetër në divizionin më të madh në Portugali, ndërsa Zlatan Ibrahimovic mban rekordin në Liga 1 të Francës me shtatë./arbresh.info/
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit