Elseid Hysaj ka hyrë zyrtarisht në histori, duke u bërë lojtari me më shumë paraqitje në Kombëtaren e Shqipërisë.
Shkodrani ka arritur shifrën rekord prej 94 ndeshjesh, duke kaluar çdo emër tjetër që ka veshur fanellën e Shqipërisë. 31-vjeçari u inkuadrua në minutën e 77-të në miqësoren ndaj Jordanisë, duke shijuar këtë moment të veçantë në karrierën e tij.
Në ndeshjen e kaluar kundër Serbisë, Hysaj kishte barazuar rekordin e Lorik Canës, me nga 93 ndeshje me “kuqezinjtë”.
Që nga debutimi i tij në vitin 2013, Hysaj është bërë një shtyllë e mbrojtjes dhe një lider i vërtetë në fushë, duke kontribuar në arritjet më të mëdha të Kombëtares, përfshirë pjesëmarrjen historike në Euro 2016 dhe Euro 2024.
Me këtë rekord, Elseid Hysaj vulos emrin e tij në librin e artë të Kombëtares shqiptare dhe mbetet një figurë kyçe për ekipin edhe për të ardhmen.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...